Zgjedhjet në Kosovë/ Shpallen rezultatet përfundimtare, kush është kandidati më i votuar?

Zgjedhjet në Kosovë/ Shpallen rezultatet përfundimtare, kush

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 17 tetorit që u mbajtën në gjithë komunat e vendit.

Një numër i madh i komunave do të shkojnë në balotazh, meqenëse kandidatët s’kanë arritur t’i sigurojnë votat e nevojshme për fitore në raundin e parë, shkruan Gazeta Express.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

Në uebfaqen e KQZ-së janë publikuar edhe rezultatet për Kryetar të Komunave sipas votave me postë, ku kandidati më i votuar është Ardian Shala nga LDK-ja me 711 vota i cili ishte në garë për kryetar të Suharekës

Në Prishtinë sipas votave më postë më i votuari është Arben Vitia i VV-së me 231 vota, i pasuar nga Përparim Rama i LDK-së me 52 vota dhe Uran Ismaili me 23 vota.

Zgjedhjet në Kosovë/ Shpallen rezultatet përfundimtare, kush