Policia norvegjeze në kërkim të 2 vëllezërve shqiptarë nga Kosova, dyshohet se kanë udhëtuar në Prishtinë për t'i shpëtuar arrestimit

Policia norvegjeze është në kërkim të dy vëllezërve shqiptarë nga Kosova, të cilët akuzohen për vrasjen e një 20-vjeçari në Mortensrud, të ndodhur 2 javë më parë.

Sipas medieve norvegjeze bëhet fjalë për Valon Avdyli 35 vjeç dhe Visar Avdyli 32 vjeç.

Policia e Oslos ka publikuar foto e vëllezërve nga aeroporti i vendit, para pak se të niseshin për Prishtinë, më 9 tetor.

Autoritetet policore thonë se në pamundësi të kapjes së autorëve, ata kanë publikuar fotot dhe emrat e tyre, në mënyrë që të lehtësojnë përpjekjet e tyre për të arrestuar 2 vëllezërit shqiptarë.

Megjithatë vëllezërit  mohojnë çdo akuze që mund të rëndojë mbi ta, duke pretenduar se nuk kanë gisht në vrasjen e 20-vjeçarit.

Pas dy javëve hetime intensive, policia arriti të arrestojë një person rreth të 40-ve nga Oslo. Ai tani është në paraburgim. E policët janë në kërkim edhe të dy personave tjerë të cilët akuzohen për këtë vrasje. Policia beson se dy vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli janë të përfshirë në këtë rast.

Mësohet se dy vëllezërit më parë kanë qenë të burgosur për terrorizëm.

Në vitin 2016, Valon Avdyli, 35-vjeç, ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Ai ishte dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim.

Ndërkaq vëllai i tij i vogël Visar Avdyli, 31-vjeç, ishte dënuar me tetë muaj burgim për të njëjtin rast. Gjykata besonte se ai ishte munduar t’i dërgoj materiale organizatës terroriste. Në vitin 2017, u dënua për një rast tjetër të dhunës në Trondelarg./Ora News/