Video/ U kërcënua, momenti kur kryeministri Kurti kthehet në shtëpinë e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2021, 21:56
Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij, pas raportimit se ai është kërcënuar.
Mediat e Kosovës kanë siguruar videon, në momentin kur Kurti kthehet në banesën e tij, ku dhe shihet i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Po ahstu froca të sigurisë kanë rrethuar dhe shtëpinë e tij.
Lajmin se kreu i qeverisë së Kosovës është kërcënuar e bëri me dije zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti, ndërkohë që janë marrë masa për sigurinë e tij.
