Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e ish-presidentit, Thaçi mbetet në paraburgim
Paneli i Gjykatës së Apelit e ka hedhur poshtë vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së Hashim Thaçit në paraburgim.
Kërkesa ishte parashtruar nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 16 gusht 2021.
Kjo është bërë e ditur me anë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Ndërkohë, sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.
Vendimi i Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen.
Nga ana tjetër, në paraqitjet e tyre të para gjykatës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i ngarkohen.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020, si anëtarë të një ndërmarrjeje kriminale për keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
