Berisha: Qendra e luftës së ftohtë ndaj Kosovës nuk është Beogradi, por Tirana, Rama i çmendur pas Vuçiçit
Nga Kavaja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se qendra e luftës së ftohtë ndaj Kosovës nuk është Beogradi, por Tirana.
Ai tha se Rama e ka mendjen te Ballkani i Hapur dhe se zonja Merkel dha mesazhin se nuk e mbështet këtë nismë, por mbështet procesin e Berlinit.
Berisha: Edi Rama u çmend pas Vuçiçit. Qendra e luftës së ftohtë ndaj Kosovës nuk është Beogradi, por Tirana. Nuk ka gjë më të rëndësishme se si drejtimi themelor dhe perëndimor i kombit. Sot Evropa për të ruajtur këtë drejtim ka krijuar mekanizmin e Berlinit dhe i merr të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor si të barabarta.
Ndërsa Rama thotë se i duhet Beogradi dehe rend si argat duke reklamuar Ballkanin e Hapur. Këtu erdhi zonja Merkel dhe ajo dha mesazhin se nuk e mbështet këtë nismë, por mbështet procesin e Berlinit. I dërguari i BE-së tha se nuk është nismë e shëndetshme. Ballkani i Hapur vendos hegjemoninë serbe që ka krijuar luftëra. Po Basha çfarë bën? Vetëm pas është përmendur qindra herë, ai guxoi vetëm një herë ta përmendë.

