KQZ numëron votat e emigrantëve, rezultatet përfundimtare pas 2-3 ditësh. Në hetim 255 vendvotime
Kosova numëron këtë të dielë votat e qytetarëve që kanë votuar jashtë vendit për zgjedhjet vendore. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, tha se numërimi i votave jashtë Kosovës pritet të përfundojë të dielën, ndërsa numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta do të nisë të hënën.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numërimin e votave jashtë vendit të ardhura përmes postës gjatë periudhës së 15 shtator -15 tetor 2021.
Gjatë kësaj periudhe institucioni i KQZ ka pranuar rreth 5 mijë e 700 kuti fletëvotimi dhe pas vlerësimit brenda këtyre kutive janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi i votave jashtë Kosovës pritet të përfundojë të dielën, ndërsa numërimi i votave me kusht dhe personave me nëvoja të veçanta do të nisë të hënën.
I pyetur se kur KQZ-ja do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunave, Elezi ka lënë të kuptohet se kjo do të bëhët brenda dy-tre ditësh.
Ndërkohë zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se fushata për raundin e dytë të votimeve do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor ku fushata zgjat gjithsej 5 ditë.
Nga ana tjetër KQZ ka bërë më dije edhe fletëvotimet e refuzuara dhe ato të aporovuara, ku ndër të tjera thuhet se mbi 9 mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar dhe mbi 1 mjë janë refuzuar.
225 vendvotime pritet të hetohen dhe krahasohen me të dhënat e shënuara në vendvotim.

