U shpall ‘non grata’, Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë time për Blinken
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 18:15
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Berisha ka ngritur padi ndaj Blinken, pasi u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA.
Lideri historik po ashtu i ka bërë thirrje Blinken që të dërgoj në gjykatën e Paristi çdo provë, fakt apo dokument që ka për të.
Sali Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Blinken të dërgoj në gjykatën e Paristi çdo provë fakt dokument që ka për Sali Berishën. Ju garantoj se ka zero, zero, zero. Problemin tim unë e kisha zgjidhur, dhe këtu do të them rroftë Drejtësia.
