Berisha: U vonova në Foltore se më pengoi rrugën Edi Rama, hiq dorë se do të ngujohesh në Surrel

Nga Kavaja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se ishte ky qytet që e çliroi vendin nga diktatura.

Ai tha se u vonua në takim sepse Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të  bllokojë rrugën për të ta vonuar ardhjen e Berishës aty.

Berisha: Kavaja çliroi qytetin tuaj nga diktatura. Grupet anti-komuniste të këtij qyteti, u përballen me diktaturën në stadiumin Besa e në komisariat. Në këtë përballje ra për tu bërë i pavdekshëm, Josif Buda. Themelimi i PD-së e gjeti në këmbë dhe të lirë Kavajën.

Unë kam ardhur me vonesë tashmë sepse Edi Rama skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Unë nga kjo platformë dhe para jush i them hiq dorë nga këto akte të ulta, sepse do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh dot derisa të vendosim ne.