Përmbyset furgoni në "Qafë Thanë", shkak ngarkesa
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 18:21
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 26 tetor në "Qafë Thanë" në afërsi të Prrenjasit.
Mësohet se një furgon është përmbysur duke sjellë dhe bllokimin e rrugës.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa shkak mësohet se është bërë ngarkesa e furgonit.
Po punohet për heqjen e ngarkesës nga furgoni dhe hapjen totale të rrugës.
