Berisha: Nuk vendosin për ju ata që ju kujtojnë barin, Basha ka vendosur të rrijë në opozitë si zjarrfikës

Nga Kavaja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se për demokratë nuk mund të vendosin ata që u kujtojnë barin.

Ai tha se Basha ka vendosur që të rrijë në opozitë si zjarrfikës dhe theksuar se do të fillojnë protesta që do të përfundojnë vetëm me rrëzimin përfundimtar të Ramës.

Berisha: Nuk mund të vendosin për ju, ata që nuk pyesin për norma, as ata që u përmendin barin ju. Ju do të vendosni vetë dhe do ta shihni se çfarë do të bëjmë ne. Do të rikthejmë votën në PD dhe primaret. Do të jeni ju që do të zgjidhni vetë deputetë e kryebashkiakët për Kavajën.

Ne sot kemi ardhur në një stad të ri dhe dimë më shumë se sa dinim 30 vite më parë. Tani ke guximin dhe dijet. Foltorja jonë synon që askush të mos guxojë më të shkelë statutin, sepse përndryshe nesër nuk respektojmë më kushtetutën nesër. Basha ka vendosur që të rrijë në opozitë si zjarrfikës.

Do t’i them Edvidin dhe pengut. Do të fillojnë protesta që do të përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd përfundimtar.