Berisha: Foltorja fillimi i ri i një rrugëtimi drejt përmbysjes së narkoshtetit të Edi Ramës
Nga Kavaja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se foltorja shënon fillimin e ri të një rrugëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë.
Ai tha se Foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese për ta ngritur Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka shndërruar qeverisja e Edi Ramës
Berisha: Kjo foltore shënon fillimin e ri të një rrugëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë. Ndaj me këtë rast urimi im është; zoti ju bekoftë ju, demokratët e demokratët shqiptarë kudo që janë që e bënë Foltoren në burim shprese dhe fitoreje. Foltorja lindi nga idealet tuaja dhe shpirti juaj.
Foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese për ta ngritur Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka shndërruar qeverisja e Edi Ramës. Në 8 vite ai ka shtrirë përtokë emrin e mirë të shqiptarëve. Shqipëria është bërë simbol i rekordeve më të zeza në Evropë dhe në botë.
