“I janë vërsulur Kushtetutës si çakenj”, Berisha thirrje deputetëve: Refuzoni marrëveshjet me Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kavaja, ka komentuar ndryshimet kushtetuese në Kuvend, teksa u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që të mos votojnë, këto ndryshime. 

Berisha tha se ato ndryshime janë pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Këtë të fundit Berisha e ka konsideruar të pabesë dhe se nuk njeh asnje marrëveshje. 

Lideri tha se 30 viteve është hera e parë që Kuvendi hapet me marrëveshje Kushtetuese.

Sali Berisha: Ish-Kryetari në një tentativë të fshehtë me pengmarrësin e tij po konkretizon marrëveshjen e re të turpit me Edi Ramën. Në cilën marrëveshje të këtyre 8 viteve përfituam ne demokratët. Në të gjitha përfitoi dhe Edi Rama.  Ky për të mbuluar dramën e tij që i krijoi Shqipërisë në humbjen e zgjedhjeve vrapon tek marrëveshja.

Në 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që të hapet Kuvendi me marrëveshje Kushtetuese. Është hera e para që e njofton njëra palë dhe e pason pala tjetër. I janë vërsulur Kushtetutës si çakenj. Ju bëj thirrje që të refuzoni çdo marrëveshje me Edi Ramën. Është i pabesë njëlloj si pengu që ka marrë. Nuk njohin marrëveshje.