"Si vëllai për vëllain", Kosova e gatshme t'i vijë në ndihmë Shqipërisë pas helmimit masiv në Krujë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas helmimit masiv të 370 personave në Krujë që nga mëngjesi i së dielës, 25 tetor. Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe ka shprehur gatishmërinë për t'i ardhur në ndihmë vendit tonë.
"Si vëllai për vëllain,
Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, dhe në veçanti me homologun tim, ministrin Peleshi, pastaj ambasadorin Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë, duke shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë.
Në të njëtën kohë, kam vendosur që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme për tejkalimin dhe menaxhimin e kësaj situate.
Si vëllai për vëllain,
Ministria e Mbrojtjes me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së, është dhe do të jetë gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe qytetarët e saj."
Sipas asaj që shkruan ministir Kosova t me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale do të jetë gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar autoritetet e Republikës së Shqipërisë dhe qytetarët e saj.
