Qafë Thanë, kapen 13 mijë euro të pa deklaruar, ndalohet rumuni që i kishte në çantë
Policia kufitare ka sekuestruar 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës.
Paratë janë kapur gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare.
Po ashtu, gjatë operacionit është ndaluar shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontrollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat janë me vlere me te madhe se 10.000 EUR.” – thuhet në njoftim.
