“Lufta” për shikueshmëri, a po mundohet Rama që të marrë audiencën e Berishës?

Duket se ka filluar një “luftë” shikueshmërie mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit aktual Edi Rama.
Ditën e sotme Berisha do të zhvendoset sot në Kavajë me Foltoren e tij, ku takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës së qytetit.

"Njoftim! Nesër ditën e marte me datën 26 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kulturës te qytetit te Kavajës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kavajës te marrin pjese. Vetëm te bashkuar fitojmë! Sb" - shkruan Berisha.

Ndërkohë, sot në orën 16.00, në Elbasan kryeministri Edi Rama do të jetë në konsultim publik me nxënësit dhe studentët, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Edhe në “Foltoren” e kaluar, Rama u ndërfut sërish duke nxjerrë ministrat e tij që të dilnin live dhe të raportonin vendimet e qeverisë, në të njëjtën orë me Berishën.

Po ashtu, ai e ka bërë një gjë të tillë edhe kur kishte një takim në Shkodër me të rinjtë, në të njëjtën orë me Berishën.

Nuk e dimë nëse kjo është një taktikë e qëllimshme e kryeministrit Rama, por rastësia tashmë është bërë shumë e çuditshme.