Moratti: Juve-Inter në 1998 me VAR? Ja çfarë vendimi do të jepej

Në Serinë A, një nga momentet historike dhe më të kontestueshme mbetet ndeshja Inter-Juventus e vitit 1998 me një episode që edhe pas 20 e më shumë vjetësh vijon të komentohet, diskutohet dhe sërish janë të ndarë në mendime.

Ish presidenti emblematik i Interit, Massimo Moratti foli në një intervistë ku dha mendimin e tij për episodin e famshëm por kësaj radhe nëse ndeshja do të asistohej edhe nga teknologjia në fushë.

“Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur Var në atë ndeshje në “San Siro? Unë mendoj se do të ishte njësoj, sepse pas VAR-it, do të kishte njerëz që mendonin në të njëjtën mënyrë siç u vendos në atë ndeshje. Pra asnjë vendim i kundërt”, tha Moratti duke “thumbuar” sistemin e atëhershëm të kapur nga Moggi me shokë.

Ndërkohë ish numri 1 zikaltër foli edhe për raportet me Mourinhon dhe për skuadrën më përzemër që ka patur te Interi, madje edhe për një rikthim të mundshëm.

“Do të ofendoja ata që kanë fituar gjithçka, nëse do të tregoja një tjetër ekip që kam përzemër. Megjithatë, ajo e Ronaldos, Zamoranos, Recoba dhe Djorkaeff mbeti në zemrën time. Mourinho?  Sigurisht, raporti mes nesh është i mirë dhe jam i lumtur që ai është te Roma, ku po bën mirë. E mora te Interi sepse më kujtonte shumë Herrerën, më pëlqeu fakti që si Magjistari, ishte ndryshe, provokues, shumë i zoti në komunikim, shumë inteligjent. Përveç të qenit jashtëzakonisht i suksesshëm. A do të rikthehem te Interi ? Më telefonojnë shpesh, madje kohët e fundit sa herë që Interi humbet një ndeshje. Por nuk është më një rrugë e përkshueshme për mua”, përfundoi Massimo Moratti./Ora News/.