OBSH paralajmëron se pandemia do të zgjasë deri në vitin 2022

Pandemia Covid do të vazhdojë deri në vitin 2022, sepse vendet e varfra nuk po marrin vaksinat që u nevojiten, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Udhëheqës i lartë në OBSH, Dr Bruce Aylëard, tha se kjo do të thotë që kriza e Covid "mund të zvarritet lehtësisht deri në 2022-in".

Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë, duke remtuar një total prej 100 milionë vaksinash.

Vaksina Popullore, një aleancë bamirësie, ka publikuar  shifra të reja që sugjerojnë se vetëm një në shtatë nga dozat e premtuara nga kompanitë farmaceutike dhe vendet e pasura po arrijnë destinacionet e tyre në vendet më të varfra.