Video/ E kishin fshehur në "airbagun" e makinës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali, sekuestrohet kokainë e armë

Dy shqiptarë të moshës 35 dhe 28 vjeç u arrestuan  dje (19 tetor)  nga policia e Padovës në përfundim të një ndërhyrjeje që çoi në sekuestrimin e mbi 20 kilogramë drogë.

Agjentët i ndoqën në rrugën Configliachi, jo shumë larg Prato della Valle: ata ishin në një makinë dhe njëri nga të dy hyri në një ndërtesë dhe u largua pak më vonë me një qese të rëndë.

Pasi u larguan me automjet, ata u ndaluan nga policia disa minuta më vonë. Shoferi u përpoq të ikte në këmbë duke u futur fshehurazi në një ndërtesë, por të dy u kapën dhe u dërguan në komisariat.

Në makinë u zbulua një ndarje e veçantë në vendin e airbagut në anën e pasagjerit, ku kishte gjysmë kilogram marihuanë.

Gjithashtu u kontrollua banesa dhe u sekuestruan 5.5 kilogram kokainë , e njëjta sasi marihuane dhe gati 10 kilogram hashash së bashku me një revole . Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burg.