Zoti dhe robotët/ A do ta transformojë inteligjenca artificiale fenë?

Zoti dhe robotët/ A do ta transformojë inteligjenca artificiale
Inteligjenca artificiale është teknologjia që lejon kompjuterët të mendojnë si njerëzit.

Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si ne ndërveprojmë me gjithçka, nga ushqimi te kujdesi shëndetësor, udhëtimi, duke përfshirë edhe fenë.

Ekspertët thonë se besimet fetare kryesore globale po diskutojnë marrëdhënien e tyre me Inteligjencën artificiale.

Disa besime fetare kanë filluar ta përfshijnë këtë teknologji në ritualet e tyre fetare.

Priftërinjtë robotë  që lexojnë lutjet, japin predikime , madje ngushëllojnë ata që përjetojnë një krizë shpirtërore.

Gazetarja e BBC ka bërë një vështrim, nëse marrëdhënia e Inteligjencës artificiale me fenë mund të transformojë vërtet mënyrën  se si njerëzit përjetojnë besimin.

 "Robotët kurrë nuk do të zëvendësojnë një prift, apo hoxhë, sepse ata nuk kanë shpirt", thotë një prift hebre.

Megjithatë shqetësimet nëse robotët do ndryshojnë mënyrën e besimit te njerëzit janë të shumta.

Mbetet për tu parë nëse njerëzimi do lejojë kompjuterët dhe robotët të riformulojnë zakonet që ata kanë në lidhje me fenë.

Sidoqoftë, është e nevojshme që shqetësime të tilla të diskutohen e të bëhen të njohura, në mënyrë që të parandalojmë skenarin që të gjithë i frikësohemi, zëvendësimin e njeriut nga robotët./Ora News/