I kërko një gruaje të zhvishet, dorëhiqet kryeministri i Qipros Veriore
Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Qipros Veriore, Ersan Saner ka dhënë dorëheqjen pasi një video komprometuese filloi të bënte xhiron në mediat sociale.
Në video Saner shfaqet në një hapësirë të ngjashme me zyrën, duke folur me video me një grua të re, të cilës i kërkon që ajo të zhvishet. Në pamjet shihet që gruaja i bindet të tij.
Saner kishte planifikuar të vazhdonte në politikë pas zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në dhjetor, por kjo video e publikuar e detyroi që të jepte dorëheqjen edhe si kryetar i partisë së tij UBP.
Në një deklaratë me shkrim të mërkurën pasdite, Saner foli për një komplot kundër tij dhe tha se videoja ishte produkt i redaktimit nga një telefon celular që ishte blerë në anën qipriote greke, dhe e gjithë gjëja ishte krijuar për ta diskredituar atë.
Në deklaratën e tij me shkrim pas dorëheqjes, Saner tha se ai i ka shërbyer popullit qipriot turk për 20 vjet përmes UBP.
