Raporti i KE, Santos: BE të mbajë fjalën, të caktojë datën e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë

Komisioni Evropian prezantoi sot Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Izabel Santos u shpreh se BE duhet ta mbajë fjalën dhe ta caktojë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet. Santos u shpreh se investimi i BE në rajon është i rëndësishëm, por populli i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kërkojnë rezultate dhe ka ardhur koha për t'i dhënë këto rezultate.

Santos: "Është bërë e qartë që BE duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave siç është rasti i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm, kemi bërë kërkesat tona. Ata kanë punuar, por nuk po i jepet rezultati. Do doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë që do të mbahet ën muajt në vijim, por deri tani nuk është mbajtur. Është shumë i rëndësishëm investimi ynë në rajon, dialogu me popullin shqiptar apo me popullin e Maqedonisë së Veriut, por njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet t'i japim këto rezultate."

Edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi  ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur rezultate të dukshme me reformat./OraNews/