Transporti urban në Shkodër drejt falimentimit, tre kërkesa për institucionet

Transporti Publik në Shkodër rrezikon falimentimin. Për të disatën herë drejtues të këtij transporti kanë kërkuar nga Bashkia dhe institucionet përkatëse plotësimin e kërkesave të tyre, ndësa thonë se gjithçka po shkon drejt fundit.

Nëse brenda vitit nuk merren parasysh kërkesat e parashtruara nga  shërbimi i transportit publik në Shkodër, ky sektor rrezikon falimentin.

Protestat e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat dhe kërkesat e tyre nuk janë plotësuar si nga pushteti vendor, ashtu edhe ai qëndror.

"Vazhdon të çalojë si shërbim dhe mbështetja ka munguar si nga institucionet qëndrore dhe ato vendore. Propozimet shkojnë në një hap me shoqatën kombëtare të transportit që ka njoftuar uljen me 50% të shërbimit të transportit në Tiranë e më gjerë. Duke pasur parasysh që çmimet vetëm vazhdojnë dhe rriten kemi përshtypjen se ky sektor do shkojë drejt kapitullimit."

Administratori, Melidion Dervishi, thotë se shpresa e fundit kanë mbetur dëgjesat publike që do të nisin pas pak ditësh në Shkodër, ku do t'i parashtrohen këshilltarëve dhe bashkisë të gjitha propozimet për daljen nga kriza.

"Duke qenë se në qytetin tonë lëvizja e transportit është në ritme të ngadalta, si filim kërkojmë normalizimin e qarkullimit në qytet, subvencionimin e kategorive në nevojë dhe të tarifës së biletës që ka një kosto më të madhe sesa është bileta për një udhëtim."

Shërbimi i transportit urban dhe Bashkia janë prej vitesh në proçese gjyqësore, pasi akuzojnë njëra-tjetrën për mospërmbushje të kontratës.

Pasojat e kësaj situate bien mbi qytetarët, të cilët nuk marrin shërbimin e nevojshëm.

Transporti urban në Shkodër drejt falimentimit, tre kërkesa

Transporti urban në Shkodër drejt falimentimit, tre kërkesa