Nga Arabia e Kina në Vlorë, 40 % e kapaciteteve hoteliere ishin të rezervuara në tetor

Sezoni që po lëmë pas ishte një sezon i mirë për turizmin në Vlorë. Operatorët turistikë thonë se edhe muaji tetor ishte i mirë, ndërsa shprehën rezerva përsa i përsa i përket larmishmërisë së shërbimeve, por edhe gjetjes së punëtorëve.

Gjysma e parë e tetorit për Vlorën rezultoi pozitive sa i përket turizmit.

Rreth 40% e kapaciteteve të hotelerisë, ishin të pronotuara. Madje edhe në shtator pushuesit ishin të shumtë, duke rënë me 20% vetëm pas nisjes së shirave.

"40% e hioteleve janë të prenotuara."

Surprizë këtë vit kanë qenë pushuesit nga shtete të ndryshme.

"Ka pasur arabë, nordikë, italianë po e po, nga Europa Lindore por edhe nga Azia kemi pasur kinezë."

Operatorët shprehen se pandemia nuk i ka ndaluar pushuesit e fundjavës.

Një tjetër problem që hasën bizneset sezonin që po lëmë pas është edhe mungesa e punëtorëve.

"Ka pasur nevojë për 1000 punonjës minimalisht."