Ndotje pranë bashkisë Durrës, vendstrehimi nga lufta shndërrohet në depozitë ujërash të zeza
Një godinë që dikur përdorej si vendstrehim në kohë lufte, është kthyer në vatër ndotje dhe rrezik infeksionesh në qendër të Durrësit. Banorët ankohen se në këtë zonë ndërmarrjet e pastrimit nuk veprojnë, ndërkohë që grumbullimii ujërave të zeza dhe mbeturinave po jua vështriëson jetesën.
Godina që shërbente si vendstrehim në kohë lufte gjatë regjimit komunist është kthyer në një vend-depozitim për ujërat e zeza, duke shkaktuar ndotje mjedisore në Durrës.
Banorët në qendër të qytetit ankohen për erën e keqe dhe rrezikun nga infeksionet tashmë edhe nga kafshët e ngordhura.
"Ka fekale, tuba, mbeturina, thasë me rroba."
"Ka minj brenda, hodhën ca kokrra dhe dolën minjtë sipër."
Mbetjet janë lënë jashtë vëmendjes nga pushteti vendor dhe kompanitë e pastrimit.
Partia Demokratike sot është fytyra e Sali Berishës
19 Tetor, 14:05
"Vende e popuj në mes të Durrësit, gjynah".
"Nuk rrihet nga era, nuk hapim dot dritaret."
Ndërhyrja e mëparshme e Bashkisë në këtë objekt duket se nuk ka arritur ti japë zgjidhje problematikës me ndotjen.
"Këtu ka qenë me fikale."
Përveç qytetarëve, pasojat duket se po i vuajnë edhe punonjës të Bashkisë së Durrësit, pasi vatra e ndotjes ndodhet fare pranë institucioneve.












