Sistemi i Drejtësisë me Qendër të Teknologjisë së Informacionit, zgjidhet Bordi, hapen procedurat për Drejtorin
Krijohet Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë. Sot u zhvillua takimi i parë i Bordit Drejtues të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.
Ky takim shënoi krijimin e Qendrës, si institucion publik, me personalitet juridik dhe ka për mision caktimin e standardeve dhe politikave në përputhje me rregullat për politikat e përgjithshme shtetërore për sistemin e teknologjisë së informacionit dhe të dhënave (pajisje dhe programe), duke siguruar përmbushjen e nevojave të institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Bordi Drejtues deklaroi ngritjen e tij me përbërje si më poshtë:
1. Znj. Naureda Llagami, Kryetare
2. Z. Vatë Staka, Zëvendëskryetar
3. Z. Artur Metani, anëtar
4. Z. Skënder Dauti, anëtar
5. Z. Luan Abazi, anëtar
6. Z. Gentian Deva, anëtar
7. Z. Sotir Kllapi, anëtar
8. Z. Genti Xholi, anëtar
9. Znj. Elsa Ulliri, anëtare
10. Z. Erjon Bani, anëtar
11. Z. Julian Haxhiu, anëtar
Në vijim të vendimmarrjes së mësipërme u deklarua krijimi i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, si momenti nga i cili fillojnë efektet juridike dhe funksionet e këtij institucioni, i cili angazhohet të sigurojë përmbushjen e plotë të misionit të Qendrës, bazuar në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të eficencës.
Në përfundim, Bordi vendosi shpalljen e procedurave për rekrutimin e Drejtorit Ekzekutiv në Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.
