Raporti i KE: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave
Komisioni Evropian prezantoi sot Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, konstatoi përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka arritur rezultate të dukshme me reformat. Në fjalën e tij, Varhelyi ka thënë po ashtu se Shqipëria ka bërë progres ne procesin zgjedhor dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Varhelyi: "Në këtë kontekst më lejoni të prezantoj raportin e sotëm. Këtë vit raporti do të shohë fushat kryesore veçanërisht sundimi i ligjit do të jetë përfundimtar për procesin e pranimit.
Nëse partnerët tanë do të procedojnë në reformat e tyre ashku sikundër edhe KE do të përparojë në procesin e pranimit.
Të dy vendet kanë përparuar në reformat e tyre, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria dhe konferenca për të dy vendet do të mbahet shumë shpejt, por më lejoni të prezantoj shkurtimisht për vendet që kanë përmbushur kriteret për BE.
Mali i Zi ka hapur të gjitha mundësitë për integrimin në BE, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet për Malin e Zi, por nga ana tjetër Mali i Zi duhet të përmbushë edhe kriteret e tjera për t'u bërë pjesë e integrimit të BE.
Serbia duhet të vazhdojë me reformat më të thella për medien e lirë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ne e mbështesim Serbinë që të vazhdojë progresin e reformave.
Shqipëria ka vijuar procesin në luftën kundër krimit të organizuar ashtu si dhe për zgjedhjet dhe medien e lirë.
Maqedonia e Veriut ka treguar progres në reformat për ligjin dhe korrupsionin. Vendi duhet të vazhdojë me vijimin e reformave dhe duhet të vijojë përpara me 4 prioritete. Na duhet dialog konstruktiv me të gjitha format për të vijuar përpara. BE do të vijojë edhe mbështetjen për vijimin e reformave të vendeve. Është një mundësi për të bërë progres në krimin e organizuar.
Kosova ka arritur finalizimin e liberalizimit të vizave, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje kryesore për BE-në.
KE është e vendosur për të vijuar më tej këtë çështje, ne mirëpresim ratifikimin e marrëveshjes së Parisit."
Për sa i përket Turqisë, Varhelyi u shpreh se nuk ka bërë progres sa i përket sundimit të ligjit. Më tej Varhelyi bëri me dije se Komisioni ka vendosur të shfrytëzojë 3 bilion euro për refugjatët në Turqi.
Varhelyi: "Turqia nuk është duke bërë progres sa i përket sundimit të ligjit.
Komisioni ka vendosur të shfrytëzojë 3 bilion euro për refugjatët në Turqi.
Në përfundim siç keni parë në përshkrimin e mëparshëm ky progres është gjithandej, kemi parë shumë zgjedhje në periudhën e mëparshme dhe ka qenë gjithçka thelbësore, kemi parë zgjedhje me standarde të larta. Falenderoj për të gjithë punën që keni bërë për t'ia përcjellë KE punën e bërë në vendet tuaja."
Në raport gjithashtu ka kritika sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve./OraNews/
