Projektligji për bashkëqeverisjen, batuta e Korreshit: Çorape leshi e veshur në behar që është grisur nga gishti
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, nuk i kurseu batutat as në mbledhjen e sotme të komisionit të Ligjeve ku po diskutohej në parim projektligji për bashkëqeverisjen.
Përjashtimi i Polonisë nga BE, opsion i mundshëm
19 Tetor, 12:06
Teksa ngriti pikëpyetjet e veta rreth ngritjes së një agjencie që kordinon punën mes administratës dhe qytetarëve, Korreshi tha se ligjin e sheh çorapja e leshit që vishet në behar dhe i është grisur gishti.
Saimir Korreshi: Këtë ligj do ta quaja si një çorape leshi e veshur në behar që është grisur nga gishti. Pse? Si kemi operuar deri sot, Agjencia ka shkelur ndonjë ligj deri tani? Pastaj konflikti që krijon me Gjykatën Administrative, doni ta hiqni? Kjo Agjenci ka çuar ndonjë për shpërdorim detyre gjatë këtyre 4 viteve, apo vetëm e keni vërshëllyer: Po nuk më erdhe komisioner atje nuk të fus më në punë, do të heq. Shkelja e autonomisë vendore, a keni menduar si do ta trajtoni pjesën e vendimmarrjes së qeverisjes vendore? Do krijojë konflikte kushtetuese me normat e tjera, se ligji është vetëm perde, nuk ka dritare. Ca dritare si ti bëjmë?
Aurora Mara: Nuk e shoh alarmante ngritjen e një agjencie që kordinon punën mes administratës dhe qytetarit. Për mua është e domosdoshme. Pikëpyetjet do ti zgjidhim kur të shqyrtojmë ligjin nen për nen. Qëllimi i ngritjes së agjencisë është garantimi i kryerjes së veprimtarisë së administratës në mënyrë të shpejtë, efikase dhe më pranë qytetarëve.

