Kërkohet 30 vite burg për Mikel Alinë, nxori në pritë për ta ekzekutuar shokun e fëmijërisë
Prokuroria e Lezhës kërkoi dënimin me 30 vjet burg për Mikel Alinë, i cili akuzohet se në tetorin e 2019 nxorri në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefin, i cili u vra në Mirditë me 6 plumba. Dy personat që qëlluan të riun nuk janë identifikuar ndërkohë që implikimi i shokut të tij është zbuluar nga mesazhet telefonike. Mikel Alia në vazhdimësi ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit duke pretenduar se nuk ka lidhje me krimin.
Prokuroria e Lezhës kërkoi dënimin me 300 vjet burg të 42-vjeçarit Mikel Alia, i njohur edhe me emrin Gjovalin, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes në bashkëpunim, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijerisë Eri Zefi, i cili u ekzekutua me armë.
Konkluzionet përfundimtare u paraqitën nga prokurori Erjon Shehaj, i cili ka hetuar çështjen dhe tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 42-vjeçarit.
Mikel (Gjovalin) Alia është përsoni i vetem që është marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit në Zall Xhuxhë të Mirditës pasi implikimi i tij u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonike e pamjeve filmike.
Sipas dosjes, i akuzuari i kishte kërkuar shokut të fëmijërisë ta ndihmonte për të vjedhur një sasi kanabisi në zonën malore të Mirditës, ku ndodhi krimi.
Ekzekutorët ndërkohë besohet se ishin dy persona të tjerë, që mbeten ende të paidentifikuar.
Për të mbërritur tek ta, prokuroria e Lezhës i kërkoi 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësimit të dënimit, por ai në vazhdimësi ka mohuar çdo lidhje me vrasjen duke u deklaruar i pafajshëm.
Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e preken në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks.
Vrasja ndodhi gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.
Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje, por nuk janë përjashtuar as konflikte të tjera të vetë viktimës.
