Situata e Covid-19 në Kosovë/ 1 viktimë dhe 17 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2021, 15:22
Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se gjatë kësaj kohe janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse 17 qytetarë.
Sipas njoftimit të Ministrisë sot janë shëruar 86 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 157.022.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Kosovë, është regjistruar 1 rast i ri dhe asnjë viktimë./Ora News/
