Durrës, makina me targa italiane merr përpara katër mjete të tjera
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 18 Tetor 2021, 08:06
Një aksident i pesëfishtë është regjistruar mëngjesin e sotmë në Currila të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:20 në afërsi të Brrylit, përballë UAMD.
Një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhetuar në drejtim të qytetit dhe tek zona e një kthese të lehtë është përplasur me mjete përballë, duke shkaktuar një zinxhir përplasjesh me 4 mjete të tjera.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.






