Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet i riu në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2021, 08:46
Një 29-vjeçar në Fier është arrestuar për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë.
Në pranga ka rënë shtetasi J. M, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen "Kastrioti" Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
Ndërkohë nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasin H. Ç., 23 vjeç, banues në Fier pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip "Skoda" pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

