Dita e parë e mësimit në universitete, kusht vaksina ose testi PCR / A janë vaksinuar të gjithë studentët?

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022.

Pas më shumë se një viti mësimi online studentët rikthehen në auditore, por me një kusht, studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit,  një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.

Por a janë vaksinuar të gjithë studentët?

Ka qenë zgjedhja e tyre, apo janë detyruar, në mënyrë që mos humbasin vitin shkollor?

Kjo ishte tema e rubrikës Vix Pop me Enkin sot në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora.

Një numër i konsiderueshëm studentësh shprehen se janë vaksinuar për të hyrë në auditore, që mos humbasin mësimin dhe se nëse nuk do ishin të detyruar nuk do të vaksinoheshin,

Megjithatë ka dhe shumë studentët që thonë se janë vaksinuar, pasi kjo ishte zgjedhja e tyre dhe se e bënë për tu mbrojtur nga virusi, duke mos u shtyrë nga fakti se vaksina është kusht për të hyrë në auditore.

Me sa duket problemi kryesor i dyshimkit të studentëve kundrejt vaksinës është fakti që ajo po kërkohet me detyrim nga ata.