Të gjithë kundër Serbisë, Gërvalla i tërheq vëmendjen Tiranës, kërkon aleancë rajonale kundër revanshit të fqinjit verior

Vetëm tre ditë pasi në Fletoren Zyrtare u botua marrëveshja e parë me Serbinë e Maqedoninë e Veriut për tregtinë e lirë në kuadër të Open Balkan, Kosova i tërheq sërish vërejtje Shqipërisë për qasjen në raport me Serbinë. Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla shfrytëzoi konferencën e përbashkët me homologen e saj Olta Xhaçka në kuadër të vizitës së saj në Tiranë për ti kujtuar edhe njëherë ashpërsimin e gjuhës së Serbisë në raport me Kosovën dhe fqinjët e tjerë. Gërvalla i kërkoi aleancë kundër Serbisë jo vetëm Shqipërisë por vendeve të tjera të rajonit.

Kosova nuk heq dorë nga realizimi deri në fund i procesit të Berlinit, pa iu referuar nismës që njihet si Open Balkan dhe ku Kosova në drejtimin e Albin Kurtit nuk ka prnauar të jetë pjesë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës dhe njëkohësisht numri dy i qeverisë, Donika Gërvalla, kërkoi në Tiranë në krah të homologes shqiptare Olta Xhaçka koordinim  për të ndalur tensionet në rajon të nxituara nga Serbia.

Gërvalla përmendi termin "familje e madhe" kur iu referua Kosovës dhe Shqipërisë.

Donika Gërvalla: Nuk kemi tema për të cilat nuk mund të bisedojëm së bashku, nuk kemi tema që nuk mund ti prekim në bisedat tona. Si në çdo familje të madhe duhet të bisedojme dhe për ato që janë shqetësuese. Gjatë javëve dhe muajve të fundit gjuha e fqinjit tonë verior, Serbisë, është ashpërsuar shumë jo vetëm ndaj Kosovës por edhe Malit të Zi dhe Bosnjes.

Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe shumë të kujdesshëm që këtë paqe të brishtë që e kemi në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që mos cënohet paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë. E them këtë sepse kemi nevojë për një kordinim më të mirë të të 5 shteteve të rajonit karshi Serbisë dhe kemi nevojë për një bashkëpunim më përmbajtësor në të gjitha proceset rajonale.

Jemi në bisedime për nënshkrimin e marrëveshjeve rajonale dhe ne besojmë që edhe Shqipëria, edhe Kosova me qasjen e tyre të hapur ndaj procesit të Berlinit, me qasjen e tyre të vendosur për një bashkëpunim substancial, përmbajtësor në rajon do të mund të shtyjmë përpara këto marrëveshje për të cilat jemi dakorduar me kohë.

Kosova, theksoi Gërvalla, e ka shumë të qartë orientimin në BE dhe NATO dhe është skeptike ndaj koncepteve konkurruese ndaj BE.

Të gjithë kundër Serbisë, Gërvalla i tërheq

Gërvalla: Këtë e theksojmë në çdo forum. Ndërkohë në çdo forum ndërkombëtar dhe çdo bisedë më partnerët tanë në BE e theksojmë faktin se e shohim si padrejtësi të madhe faktin që Shqipëria ende nuk ka arritur të bëjë një hap përpara drejt negociatave me BE. Bashkëpunimi ynë ndodh edhe atëherë kur ne nuk jemi prezent në të njëjtën dhomë. Kosova në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar është e vendosur në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë ku është dhe Shqipëria, të bëjmë një hap më tej në anëtarësimin në organiztatat ndërkobëtare dhe njohje të reja dhe do të jemi një partner i besueshëm dhe racional me të cilin do të mund të bisedohet objektivisht gjatë muajve dhe viteve në vijim.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Gërvalla tha se Kosova është e përcaktuar për një dialog, i cili nuk është objekt por subjekt.

Gërvalla: Dialogu me Serbinë në Bruksel nuk është një dialog rreth statusit të Kosovës por një dialog rreth statusit të marrëdhënieve që kemi me Serbinë, mbi këtë bazë Kosova është e gatshme të zhvillojë procesin e negociatave i cili duhet të ketë si përfundim logjik njohjen e ndërsjelltë të pavarësisës së Kosovës dhe të Serbisë nga ana jonë.

Duke mbetur te bashkëpunimi mes ty vendeve, Gërvalla tha se ajo çfarë pritet nga dy qeveritë e Kosovë dhe Shqipërisë, jo vetëm si vende fqinje por edhe shtete të pandashme nga njëra-tjetra, është lehtësimi i jetës së qytetarëve të tyre në të dy anët e kufirit.

Të gjithë kundër Serbisë, Gërvalla i tërheq

Xhaçka: Viti 1999 për shqiptarët në Kosovë është viti vendimtar ku i është vënë vula përfundimisht asaj që ne jemi një komb. Detyrim i politikanëve të të dy shteteve është që të jetësohet ajo për të cilën qytetarët kanë nevojë të domosdoshme. Pyetja është: A është gjenerata jonë e politikanëve ajo e cila do të arrijë të përmirësojë dhe fuqizojë këtë bashkëpunim sa të plotësojë nevojat e qytetarëve tanë në të dyja anët apo jo? Sepse qytetarët e dinë mjaft mirë se çfarë nevojitet. Ne jemi të detyruar dhe me shumë përkushtim do të shtyjmë përpara marrëveshjet që kemi lidhur deri tani, por do të lidhim dhe marrëveshje të tjera të cilat do ti implementojmë me kujdes dhe përpikmëri me qëllim që në të gjitha sferat e jetës bashkëpunimi ynë të jetë më i mirë.

Ministrja jonë e Jashtme, Olta Xhaçka, nuk foli për asnjë nga nismat por tha se Serbia do të shkojë drejt njohjes dhe ndjesës për krimet, pa iu përgjigjur drejt përkundrejt thirrjes së Ministres kosovare.

Xhaçka: Patjetër që rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore,  siç thatë dhe ju, që mundëson njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB, por edhe trajtimin e drejtë të minorioteteve konform Kushtetutës së Kosovës. Rezultati i kësaj marrëveshje duhet të jetë patjetër dhe një kërkesë falje dhe njohje e krimeve nga ana e Serbisë, por për të arritur deri atje padiskutim që kemi shumë punë për të bërë, por na duhet dhe shumë kordinim dhe ide të reja. Në këtë kontekst është inkurajuese mbështetja e administratës së re të SHBA, presidentit Biden, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e fokusuar në njohen e ndërsjelltë.

Xhaçka theksoi se sot Shqipëria është një aktor shumë më i rëndësishëm dhe më me peshë sesa një dekadë më parë.

Xhaçka: Jemi sot më pranë se kurrë hapjes së negociatave me BE, kemi sot një marrëdhënie më të fortë se kurrë me SHBA, akoma më i rëndësishëm është fakti që pak muaj nga sot do të ulemi në Këshillin e Sigurimit, ky zhvilim i jep një dimension krejt të ri dhe potencial të paparë më parë diplomacisë sonë. Kjo është një mundësi për ne por padiskutim dhe për Kosovën që është një nga prioritetet tona në Këshillin e Sigurimit.Ne do të punojmë duke ngritur zërin dhe duke risjellë në diskutimet e Këshillit të Sigurimit Kosovën dhe duke bërë punë konkrete për të zgjeruar njohjet apo përfaqësimin e Kosovës në organizata ndërkonbëtare. Është një mision  për të cilin po punojmë shumë dhe në të cilin mirëpresim një bashëpunim shumë  më të ngushtë me Kosovën për të identifikuar mundësitë më të mira dhe strategjitë më të mira për të çuar përpara këto objektiva.

Serbia ka acaruar retorikën e saj kundër Kosovës por edhe vendeve të tjera në rajon, sidomos me incidentet e  fundit në veri.

Ndërkohë Prishtina e ka thanë qartazi se nuk do bëhet pejsë e asnjë nisme tjetër përveçse e procesit të Berlinit.