Familja e Adem Jasharit shkon për të votuar me flamurin kombëtar

Mes qytetarëve të Kosovës që sot që nga ora 07:00 e mëngjesit kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, ka qenë edhe familja Jasharit.

Kështu, të drejtën e votës e ka ushtruar sot edhe familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Anëtarët e familjes Jashari, të prirë nga Rifat Jashari kanë shkuar në qendrën e votimit me flamurin kombëtar.

Pas hedhjes së votës nga Rifat Jashari, të njëjtën e ka bërë edhe kandidati për kryetar Bekim Jashari së bashku me bashkëshorten e tij.