KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 08:44
Trupat e KFOR-it, janë larguar zyrtarisht nga pika kufitare në Jarinje, pas qëndrimit të tyre dyjavor, pasi situate në kufi ishte e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të reciprocitetit me targat.
Sipas mediave të Kosovës në këtë zonë nuk janë parë as rrugës prezenca e trupave ndërkombëtare të NATO-s.
Para disa javësh situata ishte e tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.
Ndërkohë pas kësaj situate Kosova dhe Serbia nënshkruan dhe marrëveshjen në Bruksel, ku brenda marrëveshjes ishte dhe vendosja e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë.
