Kosovë/ Arrestohen 4 persona për shitblerje votash
Katër persona janë arrestuar në Kosovë për shkak se akuzohen për blerje votash.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kllokot, ku në pranga kanë rënë shtetasit A.D., M.K., A.T dhe Xh.B.
Policia e Kosovës, njofton se këta persona dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

