Zgjedhjet lokale në Kosovë, voton Kurti: Do punojmë për fuqizimin e komunave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 10:16
Kryeministri Albin Kurti, ka hedhur votën në kuti për zgjedhjen e përfaqësuesve lokal të 38 komunave.
Kurti në një deklaratë për mediat pasi ka votuar, është shprehur se qeveria do të punojë për fuqizimin e komunave, ndërkohë që iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për përfaqësuesit e tyre.
Albin Kurti: Sot sa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira dhe demokratike. Qytetarët sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat
