Punësimet “me mik”, Arqipeshkvi i Shkodrës: Peng i rekomandimeve, duhet meritokraci
Në meshën e të dielës, arqipeshkëv i Shkodrës Angelo Massafra bëri thirrje për më shumë meritokraci në punësime. Kleriku kërkoi që vendi ynë të përqafojë parimet e shteteve të zhvilluara ku konkurset janë transparente.
“E mori vendin e punës me mik” është një fjali që në Shqipëri e dëgjon shpesh, sidomos kur bëhet fjalë për punësimet në institucionet shtetërore.
Meritokracia mbetet problem edhe pas 30 viteve demokraci dhe ekonomi tregu.
Fenomenin e vuri në dukje, arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra, i njohur për mesazhet e tij të forta për plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Në meshën e të dielës në katedralen e "Shën Shtjefnit", Massafra kërkoi që vendi ynë të përqafojë parimet e shteteve të zhvilluara ku konkurset janë transparente.
Në vazhdimësi, përfaqësues të klerit kanë ngritur zërin për fenomenet negative ku nuk kanë kursyer kritikat për institucionet.
