Ekzekutohet “ushtari” i Aldo Bares, Alban Semaku, anëtari i bandës së Lushnjes
Alban Semaku, 38 vjeç, që shihni në foto, i njohur si ish anëtar i Bandës së Aldo Bares në Lushnje është personi që u gjet I vrarë në Peqin këtë të diele.
Viktima, që deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u identifikua nga e ëma në morgun e Elbasanit, disa orë pasi trupi I pajetë u gjet buzë Shkumbinit në lagjen Çezmë të Peqinit!
38-vjeçari siç tregojnë burimet, kishte në trup dy plagë të shkaktuara me armë zjarri, një pas shpine dhe një tjetër në brinjë, çka tregon se ai është vrarë,
Dyshimet janë se ekzekutimi I Alban Semakut ka ndodhur diku tjetër, të paktën disa orë para se të gjendej mes plehrave në këtë zonë të banuar në Peqin.
Por shkaqet dhe dinamika e krimit ende janë të paqarta,
Fakti që zona është e izoluar, pa biznese dhe banesa afër që mund të kenë kamera sigurie e bën hetimin edhe me të vështirë.
Ndaj policia mësohet se ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë në biznese përgjatë rrugës për të arritur në gjurmë të autorëve ende të panjohur.
Alban Semaku apo Elton Mermali siç njihej është një person me precedent të theksuar kriminalë, siç bën më dije policia e Shtetit,
38-vjeçari që Lushnje ai njihej edhe me Nofkën “Elton Kinezi” kishte dalë nga burgu në muajin maj të këtij viti,
I ashtuquajturi Ushtar i Aldo Bares ishte dënuar në vitin 2015, me 6 vjet e 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shitje të narkotikëve.
Asokohe, Alban Semaku kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu për një vrasje të kryer në vitin 1998 si pjesë e grupit kriminal, ngjarje për të cilin u ekstradua nga Italia në vitin 2006.
Alfred Shkurti, ose Aldo Bare siç njihet kreu i Bandës së Lushnjës ndodhet aktualisht në burg, ndërsa disa ish anëtarë të grupit janë ekzekutuar ndër vite.

