Ishte me arrest shtëpie, por lëvizte i lirë në Lezhë, prangoset 30-vjeçari
Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", arrestohet në flagrancë 30-vjeçari nga Lezha.
Ai ishte arrestuar për shitje të lëndëve narkotike, por gjatë një kontrolli policor nuk është gjendur në shtëpi, por në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit".
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin M.V., 30 vjeç, banues në Shkodër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve". 30-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Shkodër, pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë është gjetur dhe arrestuar shtetasin M.V., i cili ishte në lëvizje, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", Lezhë.” – njofton policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
