Mjeti përfshihet nga flakët në autostradën Milot-Thumanë, shpëtojnë pa lëndime pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 18:35
Një automjet është përfshirë nga flaket e zjarrit, teksa po lëvizte në autostradën Milot-Thumanë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në afërsi të Mamurrasi dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Makina e llojit fuoristradë "Mercedez Benz" po lëvizte në drejtim të Milotit dhe drejtohej nga një shtetasi kosovar.
Sapo ka konstatuar zjarrin drejtuesi ka ndaluar mjetin në anë të rrugës dhe ka arritur të dalë bashkë me tre pasagjeret e tjerë pa marrë lëndime.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në makinë.
