Sërish tensione në veri të Kosovës, sulmohen doganierëve në Jarinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 19:03
Nuk ka të ndalura incidentet të veri të Kosovës.
Mediat në Kosovë bëjnë më dije se pasditen e sotme është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.
Sipas këtyre mediave, granata është hedhur nga ana e Serbisë.
Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ndërkohë, Ragip Bunjaku, Ushtrues detyre i drejtor i Departamentit për Kufi, ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.
Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.
“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, - tha Bunjaku.
