“Denoncimi më i rëndë i pluralizmit” Vasili: Dosja prej muajsh në SPAK, nuk po kujtohen
Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video nga 3 marsi i vitit 2021 ku kryetarja e partisë Monika Kryemadhi denonconte atë që e quante si aferë të inceneratorët të Tiranës.
Vasili shkruan se ky është denoncimi më i rëndë i pluralizimit dhe se dosja është prej muajsh në SPAK, por ky i fundit nuk po kujtohet.
Vasili: Denoncimi më i rëndë i pluralizmit! Denoncimi prej muajsh është në SPAK. Meqë nuk po "kujtohen" ja ku e kanë edhe një herë videon.
Kryemadhi aso kohe në denoncimin e saj u shpreh se kjo është afera më e madhe korruptive e 100 viteve.
Personat e akuzuar për shpërdorim detyre janë Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Komisioni i Dhënies me Koncesion.
Ajo shpjegoi dhe shkeljet ligjore që sipas saj, janë ndjekur me procedurat për inceneratorin e Tiranës.
