“Luftë tregtare” BE-Britani e Madhe, Brexit: Gjermanët nuk pranojnë bisedime të mëtejshme për Irlandën e Veriut

Telashet për marrëveshjen e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian nuk kanë të përfunduar. Irlanda e Veriut është pjesë e BE-së dhe zbaton ligjet e saj, ndërsa britanikët e tjerë vendosën që të dalin. Kjo situatë e ka komplikuar prej muajsh situatën e brendshme ne Britani, teksa anglezët nuk po i japin dot zgjidhje problemeve doganore dhe tregtare me unionin.

Gjermanët janë shprehur këtë të premte se nuk do të ketë më bisedime për protokollet mbi Irlandën e veriut me britanikët. Irlanda e veriut është pjesë e BE-së ndërsa Britania kërkoi të dilte nga Unioni, dhe kjo pikë ka sjellë përplasje mes Evropës Kontinentale dhe vendit ishullor.

"Qëllimi është të punojmë me Britaninë e Madhe për të gjetur zgjidhje për zbatimin e protokollit, dhe Komisioni Evropian ka mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane në këtë drejtim," tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

"Sidoqoftë, ne refuzojmë ta rinegociojmë protokollin," shtoi ai, duke hedhur poshtë kërkesat e ministrit britanik të Brexitit, David Frost për bisedime " intensive " dy javore mbi këtë temë. 

Protokolli i  Irlandës së Veriut ka të bëjë me kufirin doganor në detin e Irlandës, dhe e mban Irlandën Veriore brenda tregut të vetëm të BE -së, teksa për shumë analistë britanikë, kjo mosmarrëveshje kërcënon paqen e fituar me vështirësi në ishull.

Kontrollet doganore janë një pikë për të cilën është duke u diskutuar mes palëve evropiane dhe britanike, ndërsa janë britanikët pala më e irrituar për shkak të vonesave dhe negocimit të tarifave. Protokolli është kthyer në temë debati në Londër, ku shumë qytetarë që ishin kundër daljes nga BE-ja thonë se këto janë veç problemet e para që po shfaqen, ndërsa priten probleme të tjera në horizont.

Mediet britanike shkruajnë për plane të  BE-së që përfshijnë edhe bllokimin e furnizimeve energjitike nëse Mbretëria e Bashkuar refuzon një marrëveshje mbi protokollin e Irlandës së Veriut.

Franca, Gjermania dhe Hollanda refuzojnë kërcënimet britanike, teksa kërkojnë të flasin me një zë për integritetin e kontinentit. Masat që po përfliten përfshijnë frenimin e aksesit të Mbretërisë së Bashkuar në furnizimet me energji, vendosjen e tarifave, apo edhe pezullimin e marrëveshjeve tregtare. /OraNews/