Video/ Vrasja e deputetit në Britani, policia e konsideron akt terrorist
Sulmi me thikë në Essex që i kushtoi jetën deputetit konservator, David Ames, tani konsiderohet një akt terrorist, njoftoi policia britanike sot.
"Rezultatet e para të hetimit tregojnë se motivi është potencialisht i lidhur me ekstremizmin islamik," thuhet në deklaratëv për shtyp të policisë të publikuar në orët e para të mëngjesit sot
Sir David u sulmua disa herë me thikë gjatë një takimi elektoral të premten (15 tetor).
BREAKING: MP Sir David Amess has died after being stabbed at his constituency office, police say.
— Sky News (@SkyNews) October 15, 2021
Read more: https://t.co/6ILg5zBxZJ pic.twitter.com/eW9J0wglow
Deputeti u plagos në kishën në Leigh-on-Sea, dhe ka vdekur në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Në dekadat e fundit ka pasur një numër sulmesh ndaj politikanëve në Britani.
“Të gjithë janë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e Sir David Amess. Ai ishte një nga njerëzit më të mirë në politikë," tha kryeministri britanik Boris Johnson.
All our hearts are full of shock and sadness at the death of Sir David Amess MP.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) October 15, 2021
He was one of the kindest, nicest, most gentle people in politics. pic.twitter.com/SIx6SZ1P3w
Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendngjarje nën dyshimin për vrasje dhe policia tha se nuk po kërkonte askënd tjetër për vdekjen.