E qëlluan disa herë me thikë brenda kishës, humb jetën deputeti britanik

Deputeti britanik Sir David Amess ka humbur jetën pak minuta pasi u plagos disa herë me thikë në një takim elektoral.

Deputeti u plagos në kishën në Leigh-on-Sea, dhe ka vdekur në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Sipas mediave britanike një burrë ka hyrë në Kishën Metodiste Belfairs dhe ka thikë 69-vjeçarin disa herë. I arrestuari aktualisht ndodhet në paraburgim.

Gjendje e deputetit fillimisht nuk u bë e ditur, ndërsa policia tashmë ka konfirmuar se ai ka humbur jetën.

Policia në një deklaratë tha: "Ne u thirrëm për një plagosje në Eastwood Road North pak pas orës 12.05 pasdite. Oficerët ishin në vendngjarje pak më vonë, arrestuan një burrë dhe gjetën një thikë. Ai aktualisht është në paraburgim. Ne nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me incidentin dhe nuk besojmë se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për publikun e gjerë."

Sir David, 69 vjeç, ishte deputet që nga viti 1983 dhe ishte i martuar me pesë fëmijë.