Video/ Llava i mbulon shtëpitë, banorët gërmojnë me lopata për të nxjerrë ndërtesat nga malet e hirit

Qindra shtëpi janë "varrosur" nën hirin e llavës vullkanike, e cila ka shpërthyer në ishullin La Palma  të Spanjës që prej 20 ditësh.

Banorët e zonës me lopata nëpër duar gërmojnë malet e hirit, për të nxjerrë shtëpitë e tyre.

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një sulmi  me shpërthim, në një xhami shiite,  gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan në Kandahar.

Llava e vullkanit ka shkatërruar në total rreth 6000 hektarë tokë dhe 1.500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë një fabrikë çimentoje që ka lëshuar gazra toksike në fillim të kësaj jave.

Ndërkohë  mbi 800 banorë të ishullit La Palma në Spanjë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e llavës së vullkanit.