I kishte kritikuar vajzën, nëna bën për spital mësuesen

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës, ku një 35-vjeçare ka dhunuar mësuesen e vajzës së saj.

Ngjarja ndodhi në shkollën ‘Naim Frashëri’ në fshatin Zaskok.

Mediet kosovare bëjnë me dije se shkak i sulmit ka qenë një vërejtje që mësuesja i kishte bërë vajzës së të dyshuarës. Mësuesja  58-vjeçare ka përfunduar në spital me lëndime në trup.

"Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje.

E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi," thuhet në njoftim.