Autobusi me punëtorë del nga rruga dhe përfundon në një kanal në Maqedoninë e Veriut, 5 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 16:46
Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni.”
Mësohet se autobusi transportonte punëtorë të cilët po ktheheshin nga turni i tretë. Mes personave të palgosur ishte shoferi dhe 4 pasagjerë. Ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga MPB.
Arsyet e aksidentit nuk dihen ende./Alsat/
