Normalizohet situata nga Covid-19, asnjë viktimë dhe 20 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata nga Covid-19 në Kosovë, po shkon drejt normalizimit.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 20 raste të reja,ndërkohë janë shëruar 158 qytetarë duke e çuar numrin torak të të shëruarve në 156.756.

  “Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.